Mësuesi Zair mbetet krenaria e arsimit të Likovës dhe Kumanovës


Lindi në fshatin Runicë komuna e Kumanovës, sot komunë e Likovës, më 08.02.1954, në një familje të formuar dhe frymëzuar me ngritje të lartë patriotike – kombëtare të ndershme dhe atdhetar të dëshmuar brez pas brezi. Shkollën fillore nga klasa e I-IV e kreu në vendlindje, V-VIII në fshatin Sllupçan, shkollën e mesme teknike e kreu në Preshevë si shumë shqiptarë të rrethinës së Kumanovës, dhe studimet i mbaroi në Universitetin e Kosovës – Gjakovë gjeografi-histori me sukses të lartë.

SHKRUAN: Dr.Halim Hyda

Të martën, sot një javë, u nda nga jeta dhe shkoi në amshim mësuesi Zair ARIFI.

Mësuesi i devotshëm dhe adhurues i dëshmuar në punën e tij edukativo-arsimore e në dije i përkushtuar me tërë potencialin dhe energjinë për përgatitje sa më të lartë dhe më të mirë për ta ngritur suksesin në nivelin sa më të lartë me nxënësit dhe arsimtarët e shkollës Fillore “ Jeronim De Rada”. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme dhe edukimin e mirefilltë, që do të jetojë në mbamendjen e shumë gjeneratave, në komunën e Kumanovës e te Likovës dhe më gjërë.

Lindi në fshatin Runicë komuna e Kumanovës, sot komunë e Likovës, më 08.02.1954, në një familje të formuar dhe frymëzuar me ngritje të lartë patriotike – kombëtare të ndershme dhe atdhetar të dëshmuar brez pas brezi. Shkollën fillore nga klasa e I-IV e kreu në vendlindje V-VIII në fshatin Sllupçan, shkollën e mesme teknike e kreu në Preshevë si shumë shqiptarë të rrethinës së Kumanovës, dhe studimet i mbaroi në Universitetin e Kosovës – Gjakovë gjeografi-histori me sukses të lartë.

Pas kryerjes së studimeve pranohet arsimtar në shkollën fillore të Sopotit, pastaj në vitin 1981 kalon me punë në shkollën e fshatit të tij “Jeronim De Rada”- fshati Çerkez komuna e Kumanovës, ku punoi pa ndërprerë deri në ditën e ndarjes nga jeta.

Plot 39 vjet punë me nderë dhe respekt të lartë nga mesi familjar, kolegët shoqëria dhe të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër, ishte i palodhshëm me plotë entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit dhe mësuesit. Zair Arifi, i cili u nda nga jeta dhe u varros në fshatin Çerkez, më 01 maj 2018, u përcjellë me të gjitha ceremonitë fetare dhe respekt e nderime nga ana e arsimdashësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të Kumanovës, Likovës dhe Preshevës.

Zairi Ishte i përkushtuar dhe i dhënë pas arsimit të gjeneratave të reja deri në momentet e fundit të jetës së tij. Të bashkuar ta japim kontributin tonë për të bërë diçka sot, se nesër ose në të ardhmen do të vlerësohet dhe çmohet nga gjeneratat e ardhshme.

Ai gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të mësimit në shkollat tona duke ofruar ndihmë dhe kontribut konkret për t’i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat haset shkolla, nxënësit dhe kolegët.

Gjithnjë ishte i përkushtuar në punën e tij profesionale, por pa e harruar asnjëherë dhe në rend të parë kishte atdhedashurinë, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë. E deshti familjen, shoqërinë, kombin dhe atdheun, më shumë se çdokush duke dhënë argumente në kontrubutin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral dhe edukativ për një shoqëri më të ngritur dhe të pavarur.

Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin edukativo-arsimor i kolegut dhe mikut tim Zair ARIFI, janë dhe do të rrojnë gjithmonë.

Kisha nderin të jemi kolegë, unë në profesionin e pedagogut dhe ai gjeograf. Kisha fatin dhe nderin të mësojë shumëçka, nga tani i ndjeri Zairi, pasi ishte i urtë i afërt dhe i pranueshëm për të gjithë, nga një pedagog i vërtet i lëndës së gjeografisë, cili në çdo kohë ishte pedagog në kuptimin e plotë të fjalës. Asnjëherë nuk pati rast të mos i zgjedhë problemet dhe mosmarrëveshjet mes nxënësve por në mënyrë shumë profesionale i zgjidhte dhe tejkalonte ato.

Krenari e familjes Arifi dhe Aziri që e pati, rrethina e Kumanovës-Likovës dhe Shkolla Fillore “ Jeronim De Rada”, mbarë shoqëria dhe kombi që e kishim

I përjetshëm qoftë kujtimi për arsimtarin Zair ARIFI.

Ne të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt e krenari të veçantë.

I nderuari mësues-ARSIMTAR kolegu i im të qoftë i lehtë dheu! E Lusim Allahun që mësuesin Zair ta shpërblejë me Xhehnet, kurse familjarëve më të afërt, miqve dhe shokëve tuaj, Zoti ua dhasht durimin dhe të bëjmë lutje për të.

Baby Boo