Messi “refuzon” numrin 10, edhe pse Neymar ishte i gatshëm ta dorëzonte


Përvoja e re e Leo Messit te Parisi tashmë ka nisur. Lojtari tashmë ndodhet në kryeqytetin francez, ku përshëndeti që kishin nxituar për ta pritur. Jetë e re për “Pleshtin”, që do të ndryshojë jo vetëm kampionatin dhe shokët e skuadrës, por edhe numrin e fanellës. Argjentinasi, në fakt, ka vendosur të mos marrë numrin 10, pavarësisht se Neymar, që e mban aktualisht, ishte gati për t’ia dorëzuar.

Messi, megjithatë, me shumë respekt, e falënderoi Neymarin për gjestin dhe iu përgjigj: “Ju nuk duhet të ma jepni mua”. Ndoshta “ylli” argjentinas do të preferojë një mes numrave 19 dhe 30, që i ka përdorur në vitet e para si futbollist i Barcelonës.

Baby Boo