Messi mbush 31 vjeç, bashkëshortja mundohet ta gëzojë


Lionel Messi feston sot 31-vjetorin e tij të lindjes. Për sulmesin argjentinas, ndoshta ky nuk është momenti më i mirë për të festuar këtë ditë të veçantë për të.

Megjithatë, bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo ka vendosur nëpërmjet një dedikimi t’i ndryshojë humorin bashkëshortit.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, të duam shumë. Faleminderit që më bën të ndihem gruaja më e lumtur në botë dhe për familjen që kemi, që është thesari ynë më i madh. Uroj të jesh i lumtur sot e përgjithmonë”, shkruan Antonella në postimin e saj në rrjetet sociale.

Top Channel

Baby Boo