Messi është pa klub zyrtarisht, lajmërohet presidenti i Barcelonës


Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi është duke punuar për ta bindur Lionel Messi të nënshkruajë marrëveshje të re, pasi kontrata e deritanishme i mbaroi më 1 korrik, duke e bërë argjentinasin lojtar të lirë pa klub.
Messi është lojtari i lirë pa klub edhe zyrtarisht, pasi marrëveshja e tij me Barcelonën skadoi në mesnatën e 30 qershorit.

Menaxheri dhe babai i Messit, Jorge, dhe drejtuesit e Barçës janë në bisedime tash e një kohë të gjatë për gjetjen e një marrëveshjeje të re. Por sipas mediave në Spanjë, gjetja e një marrëveshje të re është paksa e vështirë, për shkak të natyrës së kërkesave të Messit dhe gjendjen së pasigurt financiare të klubit.
Por Laporta nuk duket shumë i brengosur.
“Ne duam që Leo të qëndrojë dhe ai dëshiron të qëndrojë. Çdo gjë po shkon mirë dhe po përpiqemi ta gjejmë një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”, tha La[orta për Onda Cero.

“Do të dëshiroja të thosha se ai qëndron, por nuk mund ta them këtë akoma, sepse ende jemi duke i rregulluar gjërat”, shtoi ai.
Përveç aspektit financiar, Messi në veçanti dëshiron garanci se klubi katalonas do të ndërtojë një ekip garues përreth tij për sezonin e ardhshëm.
Barcelona e fitoi Kupën e Mbretit në sezonin e fundit 2020/21, por dështoi keq në dy prej synimeve kryesore, në La Liga dhe në Ligën e Kampionëve.

Baby Boo