Mësoni për cilat produkte lehtësohen procedurat doganore!


Mallrat e freskëta, materiet e rrezikshme, mallrat në sistemin e ri të kompjuterizuar të transitit si dhe kamionët e zbrazë, tani në dy vendkalimet kufitare Tabanocë dhe Bogorodicë nuk do të presin aq gjatë sa kanë pritur. Kjo erdhi si rezultate i protokollit në mes drejtorit të doganave dhe drejtorit të Byrosë për siguri publike, sipas të cilëve tani dyfish do të ulet fluksi në këto vendkalime kufitare.

“Detyrimi jonë do të jetë, së bashku me zyrtarët e doganave, të mundësojmë lëvizjen prioritare gjatë vijës kufitare deri te terminalet doganore të automjeteve në korsi shtesë. Për këtë qëllim, ne jemi të gatshëm të rrisim numrin e punonjësve të policisë në pikat kufitare me qëllim që të jemi më efikas në zbatimin e protokollit, deklaroi Lazo Velkovski, Drejtor i Byrosë për siguri publike.

Drejtori i doganave Gjoko Tanasoski theksoi se me këtë protokoll do të mundësohet qarkullimi më i shpejtë dhe më i sigurt i mallrave të freskëta ushqimore.

“Me hyrjen në Republikë e Maqedonisë kushtet e parashikuara për lëvizje prioritare nga pika kufitare deri tek terminali doganor dhe prioritetet gjatë zbatimit të procedurave doganore të automjeteve me mallra të freskëta, materieve të rrezikshme dhe automjeteve të zbrazëta deri më tani kanë dhënë rezultate të shkëlqyera”, deklaroi Gjoko Tanasoski, Drejtor i drejtorisë së doganave.

Ndërkohë në pyetjen e gazetarëve për vendosjen e akcizës në rrymën elektrike dhe gazit natyror në vend, drejtori i doganave Tanasoski tha se ligji për akciza është në fazë përgatitore por edhe gazi natyror edhe rryma elektrik, në përputhje me direktivat e BE-së, futen si akcizë. Për to akciza do të jetë 0 denarë dhe nuk do të ketë ndikim në çmimin energjisë elektrike.

Alsat M

Baby Boo