Mësohet çmimi i biletave për finalen e Championsit


UEFA ka mbajtur çmimin e njëjtë të biletave për finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Stamboll.

Çmimi i biletave për katër kategoritë është i njëjtë me atë të finales së vitit të shkuar ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, që u luajt në Paris. Bileta më e shtrenjtë për finalen e 10 qershorit kushton 690 euro, ndërsa më e lira ka një çmim prej 70 eurosh.

Dy skuadrave finaliste do t’u ndahen nga 20 mijë bileta – sikurse vitin e shkuar – prej 72 mijë sosh sa janë në dispozicion për duelin që do të zhvillohet në “Ataturk Olympic Stadium”.

Në gjysmëfinale të këtij sezoni janë Real Madridi, Manchester City, Milano dhe Interi.

Detajet e çmimeve të biletave për ndeshjen finale janë bërë publike të premten nga UEFA.

Në fazën gjysmëfinale, që nis muajin tjetër do të takohen Real Madridi me Manchester Cityn dhe Milani me Interin. Ndeshjet e para do të luhen më datat 9 e 10 maj, ndërsa ato të kthimit pas një jave.

Baby Boo