Mësohet arsyeja e lirimit e njërit nga të dyshuarit për vrasjet në Gllogjan


M.M., një nga tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, është liruar nga paraburgimi të hënën me propozim të Prokurorisë së Shtetit.

Arsyeja e lirimit të tij nga paraburgimi dhe zëvendësimi i kësaj mase me arrest shtëpiak, ndërlidhet me hetimet rreth rastit, ka thënë avokati mbrojtës i tij, Taulant Broqi.

Broqi, tha se klienti i tij është liruar pasi që “ka qenë në punë në kohën kur ka ndodhur vepra”.

Baby Boo