Mëso sa raste aktive me Covid-19, nisin terminët për kontrolle dhe ndërhyrje


Gjatë disa javëve të fundit në vend shënohen numra treshifrorë të të infektuarve me Covid-19. Edhe krahas masave për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës si dhe protokollet e vendosura epidemia nuk qetësohet. Autoritetet shëndetësore porosisin se nuk ja justifikim për mosmbajtje të maskës dhe vazhdimisht bëjnë apel të respektohen të gjitha masat për mbrojtje.

Nga 912 testimet e bëra, dje janë regjistruar 103 raste të reja me Covid 19 janë shëruar 187 ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 127 196 testime. Nga fillimi i epidemisë janë evidentuar 12840 pozitivë me Covid19. janë shëruar 9361 persona ndërsa kanë vde*kur është 547.Numri i rasteve aktive për momentin është 2932.

Më shumë raste aktive shënohen në Shkup 253 në Kumanovë 298 në Gostivar 289 në Shtip 260 në Strugë 167 në Tetovë 151 në Kërçovë 126 në Kavadar 103 në Manastir 74 në Dibër 67 në Ohër 66 në Sveti Nikollë 61 në Makedonski Brod 45 në Prilep 40 në Demir Hisar 37 në Vinicë 36 në Koçan 29 në Veles 27 në Strumicë 23 në Probishtip 17 në Gjevgjeli 13 në Negotinë 12 në Radovish 10 në Resnjë shtatë në Berovë gjashtë në Kriva Pallankë pesë në Dellçevë pesë raste në Pehçevë dy raste në Vallandovë Kratovë dhe Krushevë ka nga një rast aktiv.

Baby Boo