Mësimi online, vështirësi e madhe për familjet


Vazhdon të mbetet pezull fati i rreth 40.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët nuk kanë pajisje elektronike për ta ndjekur mësimin. Po aq supozohet të jetë edhe numri i atyre që nuk kanë kushte nëpër shtëpi apo banesa, për të ndjekur mësimin on-line, sidomos, familjet që kanë nga tre apo katër fëmijë, dhe që për secilin, duhet pasur nga një dhomë veç që të mund të ndjekë ligjëratat në qetësi.

Një nga këto raste është edhe Vesa Qamili. Ajo thotë se, në shtëpi janë katër fëmijë, ndërsa kanë vetëm një llap top. Kushte për të blerë llap topa për të katër fëmijët nuk kanë shkaku i krizës nga pandemia.

Por kjo nuk është pengesa e vetme që kanë këta fëmijë për ndjekje të mësimit on-line. Vesa thotë se, dhomën e saj e ndan me motrën, ndërsa të dyja duhet të kyçen në të njëjtën kohë.

Baby Boo