Mësimi online, studentët me mendime të ndara, profesorët nuk janë të sigurt për praninë e studentëve në ligjërata


Tani më një muaj nxënësit dhe studentët, procesin arsimor po e ndjekin online. Secili fakultet ka vështirësitë e veta në realizimin online të ligjëratave. Suhejra Azemi, e cila studion logopedi, thotë se mësimi në distancë e vështirëson procesin e mbajtjes së ushtrimeve. Ligjëratat i kanë filluar 2 javë me vonesë për shkak të paqartësisë me virusin korona.

“Realisht orët të cilën I bëjmë tash, jemi duke I mbajtur vetëm ligjërata, kurse pjesën e ushtrimeve nuk kemi filluar dhe nuk besoj se do të mund të mundemi ta mbajmë online, sepse është e pamundur shkaku se kur kemi të bëjmë më fëmijë të cilët e kanë të pamundur të shprehen dhe edhe ne ligjërata tradicionale kur mbajmë ushtrime nuk lejohet që në ushtrime të jetë më shumë se 5 veta”, tha Suhejra Azemi, studente e Logopedisë.

Ndërsa Zenelabedin Latifi, student i gjuhës gjermane thotë se ligjëratat online janë një gjë e mirë, bile ai mendon që në të ardhmen lëndët zgjedhore nëpër fakultete të mbahen në mënyrë online.

“Për mua nuk ka vështirësi të mëdha, ka në disa lëndë më të vështira por megjithatë është gjithçka në rregull dhe do t’ia dalim me sukses në këtë semestër. Për shembull ne tani në vitin e trete, në semestrin e gjashtë kemi historinë e gjuhës gjermane. Ajo është pak e vështirë të bëhët online, edhe sintaksa dhe disa lëndë të tjera më të vështira”, tha Zenelabedin Latifi, student.

Profesoresha universitare Elisabeta Bajrami, thotë se për një kohë shumë të shkurtër ndryshoi shumë çka dhe kjo mënyrë e re e mësimit online është një realitet i ri për gjithë arsimin. Ajo thotë se vështirësia e parë lidhet me mungesën e celularëve të mençur dhe internetit tek studentet.

“Një vështirësi tjetër që do të ishte e madhe kur i referohesh arsimit të lartë dhe ky është një problem që do të vijë mbrapa lidhet me matjen e dijës. Matja e dijës është element dallues i arsimit formal dhe është e vështirë të realizohet. Do ta kenë të vështirë të mbajnë testim online por edhe për ne si mësimdhënës do të jetë e vështirë sepse nuk e kemi aplikuar më herët”, tha Elisabeta Bajrami, profesoreshë.

Ajo shtoi se mësimi online është sfidues për të dy palët edhe për studentet edhe për profesorët, ndërsa pohoi se gjatë ligjëratës online nuk kanë garanci se nëse student realisht janë duke i ndjekur profesorët.

Baby Boo