Sindikata e punonjësve të Arsimit me qëndrimin për nisjen e grevës më 2 shtator e cila do të zgjasë derisa Qeveria të pranoj kërkesën për rritjen e pagave. Gjatë ditës së sotme Sindikata ka mbajtur takim me sindikalistët në Kumanovë në të cilin janë organizuar për grevën e 2 shtatorit.
Në mungesë të argumenteve për zhvendosjen e gjendjes dhe ndryshimit të vendimit, ne po përgatitemi intensivisht për zbatimin e vendimit tonë për grevë. 1:40 Edhe pse Qeveria bën përpjekje për të ngritur statusin social të punonjësve në arsim, ajo nuk është e mjaftueshme. Ata 5% të cilat i ofron Qeveria dhe MASH janë shumë të ulëta dhe për këtë arsye kërkojmë rritje të përshtatshme të rrogës në më shumë përqindje. Për momentin nuk na kanë ofruar asgjë as Qeveria as MASH kështu që ne mbetemi në vendimin për organizimin e grevës për me 2 shtator – tha Joakim Nedelkov, Kryetar i Sindikatës për Arsim Shkencë dhe Kulturë.
Ministri i Arsimit grevën e Sindikatës e sheh si të panevojshme. Ai thotë se që nga viti i shkuar rritja e pagës ka kaluar 10% – shin dhe se pason rritje tjetër e cila sipas tij do të kënaq kërkesat e punonjësve arsimor.
Grevë organizohet atëherë kur nuk ka zgjidhje. Ne ofrojmë zgjidhje, 5% në vitin 2018 5% në vitin 2019 dhe do ketë rritje tjetër të rrogave në Arsim. Por sa do të jetë ajo dhe kur, nuk mund të them tani sepse nuk i kemi shqyrtuar të gjitha parametrat, nuk e posedojmë ende pasqyrën e qartë. Nga obligimet që i kemi ndërmarrë si shtet, për vitin e ardhshëm kur të dhënat do jenë më të qarta atëherë do të dalim para opioniot dhe do të tregojmë se sa do të jetë rritja e pagës – deklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
Bisedimet mes sindikatës dhe ministrisë janë zhvilluar të premten po pa rezultatet konkret ndërkohë që nuk ka paralajmërime për negociata të reja.