Mësimi me prani fizike, UNSHM përshëndet vendimin e MASh-it


Vendimi për mbajtjen e procesit mësimor në shkollat e mesme me prani fizike u mirëprit nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme.
“UNSHM beson se procesi arsimor është shumë i rëndësishëm dhe si i tillë kthimi i nxënësve në bankat e shkollës, duhet të jetë prioritet. Si ekuilibër midis cilësisë së procesit arsimor dhe shëndetit fizik të nxënësve të shkollave të mesme dhe stafit mësimor, si zgjidhje më të mirë ne propozojmë futjen e mësimdhënies së kombinuar.

Gjatë këtyre dy viteve, ne arritëm të krijonim një platformë kombëtare të mësimit elektronik. Arritëm të avokonim që praktika të zhvillohej me praninë fizike, dhe shteti më në fund njohu edhe modelin e kombinuar në rregulloret e tij.”, thonë nga UNSHM.
Ata u bënë thirrje të gjithë nxënësve të shkollave të mesme të respektojnë protokollet shëndetësore si mënyra e vetme dhe më e mirë për të mbrojtur shëndetin e tyre.

Baby Boo