Mesazhi i varrmihësit: Mos bëni keq! Miliardat aty do t’i lini dhe këtu do të vini


Në emsionin “Real People”, në Euronews Albania, ishte i ftuar një varrmihës i quajtur Titi, i cili teksa tregoi përditshmërinë e tij në punë, zgjdohi të jepte dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët.

Teksa hapte një varr me lopatë në dorë, Titi tha se në jetë nuk duhet të bëjmë keq pasi të gjithë në një vend do përfundojmë.

Ai shtoi se askush nuk ka marrë gjë me vete në botën e përtejme, pavarësisht dallaverve që mund të ketë bërë për të fituar miliona.

“Unë kam mësuar se robi nuk duhet të bëjë keq se një ditë këtu do vijnë të gjithë. Vetëm dallavere, dallavere, por të gjithë këtu do vijnë. S’kanë për të marrë asgjë me vete, miliona miliarda, atje do i lejnë.

Për jetën këshilla që i Mjap kalamajve është të punojnë shumë. Puna me ndershmëri nuk ka”, tha varrmihësi.

Baby Boo