“Mesazhi i tij tingëllon kërcënues”, Mediat italiane publikojnë gafën e Ramës: Kryeministri shqiptar shpërndau fake news për koronavirusin


Mediat italiane kanë publikuar gafën e kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili shpërndau një video, duke thënë se pamjet vijnë nga Spanja, vend në të cilin, sipas tij, policia godet personat që nuk binden ndaj urdhërit për të mos qëndruar afër në pazare, për shkak të koronavirusit.

Mirëpo, e vërteta është se pamjet nuk vijnë nga Spanja, por nga protesta antiqeveritare në Algjeri. Rama po përballet me rastet e para të vdekjeve nga koronavirusi në vendin e tij. Deri më tani, autoritetet shqiptare raportojnë për 76 persona të prekur nga virusi vdekjeprurës dhe 2 të vdekur.

Pamjet që ka shpërndarë Rama janë edhe fakenews, por janë edhe pamje që kanë aromën e kërcënimit. Kreu i qeverisë shqiptare ka në “Facebook” gati 1.2 milionë ndjekës. Në faqen e FB të kryeministrit shqiptar, ka një postim, ku thuhet se policia në Spanjë ka filluar të gjuajë ata persona që rrinë afër me njëri tjetrin nëpër tregje. Në faqen e Ramës thuhet se “video vjen nga Spanja, ku dje një person ka vdekur çdo 4 minuta nga koronavirusi. Po publikoj këto pamje, për të gjithë ata që shkojnë e bëjnë pazar”.

Por, edhe nëse e shohim videon në pamje të parë, mund të përjashtohet kategorikisht mundësia që pamjet të jenë marrë nga Spanja dhe autoritetet atje të “kërcënojnë” apo godasin qytetarët. Videoja, në fakt, u botua në 7 Mars në Twitter nga @AlgeriaRevolt, dhe teksti ëhstë kështu: “Policia pa dallim rreh sot demonstruesit paqeruajtës dhe kalimtarët në Algjeri”.

Gjithashtu në 7 Mars, siç raportohet nga Al Arabyia, policia algjeriane arrestoi rreth dhjetë protestues gjatë një demonstrate antiqeveritare. Gjatë operacionit, policia dyshohet se shpërndau afro 300 demonstrues duke marshuar në kryeqytet.

Dhe nën postimin që shoqëron videon, Edi Rama përfundon: “Zbatimi i ligjit ka një përgjegjësi historike të veprojë me zero tolerancë”. Këto fjalë tingëllojnë si një kërcënim. A mund të veprojmë ndaj koronavirusit me të tilla lajme të rreme?

Baby Boo