Mesazhi i Ramiz Lladrovci për zgjedhjet në Maqedoni


Opinion nga Ramiz Lladrovci
Kështu ishte në Malësinë e Madhe dhe fitoren e madhe në Tuz. Ashtu ishte në Luginën e Preshevës u shënua një fitore e madhe sikur edhe deputetja shqiptare në Kroaci në Zvicër apo Suedi apo deputetëve në nivel lokal në Gjermani. Kudo janë bashkuar votat e shqiptarëve kishte sukses.

Por a mund të bashkohen shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për Kryeministrin shqiptar?
Mund të bashkohen shqiptarët mund të bëjnë histori shqiptarët e Maqedonisë së Veriut sepse e kanë dëshmuar shumë herë se dinë si të shkruhet historia. Kur Ali Ahmeti e filloi sfidën për të drejtat e shqiptarëve nuk ishte klimë aq miqësore madje ngjau edhe lu*fta. Lu*ftë që rezultoi me disa të arritura por a mjaftojnë ato?

Jo nuk mjaftojnë fitoret e deritashme të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Nuk mjaftojnë sepse vota shqiptare është e madhe por mundet më shumë por kush është se duhet të jetë edhe unike. A mund të jetë unike zëri i partive për votën shqiptare? Vështirë të thuhet por kush e ka në dorë votën e qytetarit? Votën e qytetarit e ka në dorë vet qytetari kur ofrohet te kutia e votimit dhe voton. Qytetari e ka në dorë t’ju bie shqelm të gjitha maketeve e makinacioneve për tregtimin e votës. Qytetari do mirëqenie e të drejta do kushte për jetë dhe vende të reja të punës jo për udhëheqësit por për vete. Andaj qytetari për vete duhet të votoj jo të votoj ata që e shesin votën për ndonjë pozitë te partitë maqedonase.

Këtë ka në dorë qytetari të anashkaloj tregtarët e votës dhe të votoj shqiptarin me ofertën e tij sepse më mirë se shqiptari askush nuk ia di më mirë hallet dhe kërkesat. Prandaj qytetarët pa dallim partie politike e kanë në dorë rastin të votojnë për Kryeministrin shqiptar. Sepse Kryeministri shqiptar është jashtë çdo partie është për të gjithë shqiptarët. Rast i jashtëzakonshëm për ta bërë historinë sot e këtu. Këtë duhet ta bëjnë qytetarët shqiptarët në rend të parë, për vete dhe të ardhmen e vet jo të profiterëve apo tregtarëve të votës. Andaj vëllezër e motra më 15 Korrik thoni po votës tuaj shqiptare për Kryeministrin shqiptar!

Baby Boo