Mesazhi i përbashkët i pacientëve të prekur me COVID-19: Respektoni masat (VIDEO)


Nëpër të njëjtën procedurë stafi i Mjekësisë Sportive kalon çdo ditë për t’u kujdesur për pacientët e shtrirë këtu me COVID-19.

Brenda objektit të kësaj qendre, pacientët luftojnë mes jetës e vdekjes derisa aty po trajtohen kryesisht raste të rënda të prekura me virusin.
Pacientët, të cilët janë duke u trajtuar tash e disa ditë në këtë pjesë të QKUK-së, thonë se janë të kënaqur me stafin shëndetësor e shpresojnë se do ta mposhtin virusin.

Të shtrirë e në pamundësi për të lëvizur, duke u asistuar nga aparaturat e oksigjenit, në mungesë të të afërmve të tyre, ata kanë një mesazh të përbashkët drejtuar të gjithë qytetarëve.

Tash e më shumë se dy javë, në këtë objekt është duke punuar edhe Gazmend Gashi, i cili është infermier, dhe për të ardhur këtu udhëton çdo ditë nga Komuna e Drenasit, si staf shtesë i angazhuar në QKUK.

Në lidhje me kapacitetet dhe gjendjen në këtë klinikë tregon edhe përgjegjësi Gazmend Spahiaj.

Stafi shëndetësor që rre*zikon edhe vetë të preket nga virusi apelojnë te qytetarët që të mos i neglizhojnë masat e institucioneve të shëndetësisë.

Objekti i Mjekësisë Sportive ka vend vetëm për 23 persona, derisa tash e një javë, Kosova po regjistron çdo ditë mbi 200 raste me koronavirus.

Baby Boo