Mesazhi i Nikolla Todorovit për Qeveri të pastër etnike ,duhet ti zgjojë shqiptarët


Partitë shqiptare duhet ta marrin seriozisht deklaratën e Nikolla Todorovit i cili kërkon një koalicion midis dy partive më të mëdha maqedonase për interesin e madh kombëtar të tyre.
Duket se ata kanë filluar të jenë nën ethet e një kryeministri shqiptar dhe për ta parandaluar këtë kërkojnë një unitet kombëtar për tia prerë rrugën kësaj ideje të madhe shqiptare .
BDI jo rastësisht kërkon bashkëveprim midis forcave shqiptare për ta bërë të realizueshme këtë ëndërr të madhe të shqiptarëve ,atë të kryeministrit.
Nikolla Todorov, ish-ministri i Shëndetësisë gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE së Nikolla Gruevskit dhe një ndër figurat kryesore të kësaj partie nacionaliste maqedonase ,ka theksuar se përse të mos bëhet koalicion mes LSDM dhe VMRO, pas lëvizjes së BDI-së me propozimin për kryeministër shqiptar.
Ai kërkon këtë unitet maqedonas për të bërë një qeveri etnike maqedonase për ta shfrytëzuar Besën vetëm formalisht në atë qeveri dhe për të përjashtuar forcat tjera shqiptare që garojnë në terrenin shqiptarë .

Një unitet i forcave shqiptare do ta vendoste palën maqedonase të bënte lëshime të mëdha nëse do donin ata të formonin qeverinë e ardhshme .Nëse një unitet i forcave shqiptare do vinte kushtin e madh për kryeministrin shqiptar por edhe për cështje tjera thelbësore, atëheë pala maqedonase do vihej para aktit të kryer dhe këtu do niste epoka e artë e politikës shqiptare që do tejkalonte interesat e ngushta partiake për qëllimin e madh shqiptar.
Nacionalizmit maqedonas vetëm në këtë mënyrë do mund shqiptarët për tiu kundërvënë njëjtë si në shembullin e unitetit shqiptarë në Luginën e Preshëvës që rezultoi me një fitore të madhe gjithë shqiptare atje.
Mesazhi i një drejtuesi të lartë të VMRO-së tregon panikun dhe mesazhin që kanë marrë partitë maqedonase nga ideja e kryeministrit dhe tani e shohin si kurrë më parë se kjo ide është e realizueshme.
Nëse maqedonasit mund të bashkohen, atëherë përse këtë nuk mund ta bëjnë forcat politike shqiptare që të paktën njëherë të vetme të vëndojnë vijën e kuqe prej ku nuk mund të kalohen disa gjëra të mëdha që janë në interesin shqiptar më shumë se atë partiak sic ka ndodhur deri tani.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse do të pozicionohen në pozita nacionaliste, atëherë shton se përse të mos bëhet koalicion vetëm mes VMRO dhe LSDM, pa asnjë shqiptar në pushtet? Pse jo?”, ka shkruar Todorov.
Ky mesazh i tij prej paniku duhet të merret seriozisht nga aktorët politik shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për një unitet midis tyre.

Baby Boo