Mesazhi i ndjerë i Entelës pas humbjes së bashkëshortit në Amerikë


“O zot pse me dënove kaq shumë. Do më mungosh shumë zemra ime”. Këto janë fjalët e Entelës, bashkëshortes së Mitildit Lakos, i cili u nda nga jeta në 12 Gusht në një aksident tragjik në Illinois të Amerikës.

Entela ka shprehur në rrjetin social Facebook, dhimbjen për ndarjen në moshë të re nga jeta, të bashkëshortit të saj me të cilin kishin dhe një djalë.

Mesazheve të saj ngushëlluese i janë bashkangjitur dhe të afërmit dhe miqtë.

Zana Z :Entela biri i hallos ngushëllime dhe hallua të do të fortë të më rritësh djalin se djali ka nënë të fortë e trime.

Artan Q: Ngushëllime zemër e motrës bëju e fortë për djalin dhe për veten, edhe se jam larg me mendje jam me ty. Zoti të dhëntë forcë ty djalit teta Tashes Llazit dhe Anës.

Renato Z: Ngushëllime familjes, zoti ju dhente fuqi. U prefsh në paqe o shoku jonë. I pa harruar qofsh.

Daniel R: Ngushëllim zemra e motrës bëhu e fortë për vete dhe djalin .I paharruar qoftë kujtimi i Mitildit.

Erjola H: Të rroni e ta kujtoni Tela, Zoti ju dhente forcë ,u prehtë në paqë.

Mitildit Lako, me origjinë nga Pogradeci, jetonte në Illinois. Ai u përfshi në aksident të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon.

36-vjeçari ishte pasagjer në automjetin tip “Ford”, që drejtohej nga 53-vjeçari shqiptar Stavri Plasari, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 Gushtit.

Baby Boo