Mesazhi alarmues i Daniel Serwer: Zyrtarët mund t`i rezistojnë arrestimit nga Specialja


Daniel Serwer nga shkolla “John Hopkins” për studime të avancuara ndërkombëtare në Ëashington, ka folur sot për aktakuzat e para të Gjykatës Speciale.

Serwer ka thënë se me ngritjen e aktakuzave të para nga Gjykata Speciale, burrështetasit duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare dhe të sakrifikojnë për shtet ndërtim.

“Duhet të siguroni se jeni në linjë me Bashkimin Evropian. Vendet e vogla kanë nevojë për miq të mëdhenj. Nëse Gjykata Speciale ngrit aktakuza atëherë të akuzuarit duhet të shkojnë në Hagë. Ata do duhet t’i lënë pozitat e tyre zyrtare. Shtetndërtimi nuk është pa dhimbje dhe burrështetasit duhet të ballafaqohen me sfidat. Kosovës i duhen miqtë për të arritur qëllimet e veta strategjike”, ka pohuar ai.

Analisti politik Faton Mehmeti, nuk e konsideron kot këtë deklaratë të Serëerit, por thotë se është si rrjedhojë e liderëve institucional.

Baby Boo