Mesazhe të qarta të Vucic, diga e Liqenit të Ujmanit mbulohet me flamurin serb


Liqeni i Ujmanit është një nga pasuritë më të mëdha natyrore që ka Republika e Kosovës.Por një gjë e tillë kontestohet ashpër nga shteti serb. Madje gjatë ditës së premte është bërë shumë zhurmë nga pala serbe rreth refuzimit të kërkesës së Vuçiqit për ta vizituar Ujmanin, shkruan Gazeta Express.
Madje besohet që ky refuzim që autoritetet kosovare i kanë bërë Vuçiqit, ka qenë edhe një nga arsyet e anulimit të takimit ndërmjet tij dhe presidentit Thaçi në Bruksel.

Ndërkohë pas presioneve të BE-së, ministri i Punëve të Jashmte, Behgjet Pacolli, ka thënë se janë të detyruar që t’i japin leje Vuçiqit që ta vizitojë edhe Liqenin e Ujmanit.

E pas dhënies së lejes, në digën e Liqenit të Ujmanit është vendosur edhe një flamur i madh i Serbisë, si një mesazh i qartë nga Vuçiq, se Serbia e konsideron atë si pronë të vetën.

E drejtori i KIPRED, ish-ambasadori Lulzim Peci, në një reagim të tij ka thënë se Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Kosovës, do të vizitojë vendet të cilat synon ti marrë.

Kujtojmë se Vuçiq dhe Thaçi kanë qenë ideatorët kryesorë të shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje përfundimtare e konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve. Në këtë ide për shkëmbim thuhet se Kosova do të jap tri komunat veriore të saj, dhe si shkëmbim do të marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin. Një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga faktori politik në vend dhe ai ndërkombëtarë, duke thënë se një gjë e tillë mund të nxisë konflikte të reja në Ballkan./GazetaExpress/

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/mesazhe-te-qarta-te-vucic-diga-e-liqenit-te-ujmanit-mbulohet-me-flamurin-serb-574084/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo