Mesazhe harmonie nga Luleta Kazazi – Nëna Lule (VIDEO)

Humanizmi, fisnikëria, dashuri ndaj gjithçkaje që e rrethon, paqja dhe mirënjohje për ata që e mirëpresin, këto janë vetëm disa nga të shumtat virtyte që e karakterizojnë Luleta Kazazin, e njohur për publikun si Nëna Lule. Të rrallë e të paktë janë ata njerëz që nuk e njohin këtë njeri të dashur, e cila posa të takon, të përcjellë bekime pafund dhe urata, sikur të njiheni një jetë me të. Ajo u bë shumë e dashur për mbarë shqiptarët kudo që jetojnë, pikërisht për mesazhet e saj që përçojnë dashuri, tolerancë fetare dhe mirëkuptim.

Baby Boo

Në një rrëfim për jetën e saj, Nëna Lule tregon si është njohur me shqiptarët nga Maqedonia dhe Kosova. Megjithëse jeta e saj ka qenë shumë e vështirë, me plot sfida, sërish, ajo zgjedh të flasë me nostalgji, me një fytyrë që i rrezaton mirësi, për copëzat më të bukura të jetës. Nëna Lule çdo ditë e falënderon Zotin që sot ka arritur të marrë kaq shumë dashuri dhe që fjalët e saj të jehojnë në çdo cep të botës ku flitet shqip.

Ajo tregon se leximi është përditshmëri e saj. Kur flet për fëmijërinë kuptojmë se ka trashëguar zemërgjerësinë e prindërve të saj, të cilët nuk kursyen asgjë për t’i mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata që donin të arsimoheshin, gjë që e bëri edhe ajo më vonë. Lidhjet e saj të para me Maqedoninë ishin kur ajo takoi dy studente të cilat i ndihmoi duke i akomoduar në shtëpinë e saj dhe të të afërmve të saj.

Pasuria materiale për të nuk ka asnjë vlerë, çdo gjë që ka, nuk kursehet t’ia japë atij që ka nevojë. Kur fliste për fëmijërinë e saj, Nëna Lule dha një mesazh shumë të rëndësishëm për prindërit dhe fëmijërinë e ditëve të sotme. Qetësia dhe dashuria, thotë ajo, duhet të mbretërojë në çdo familje, në mënyrë që të rrisim breza sa më të shëndetëshëm dhe më larg paisjeve teknologjike.

Nëna Lule ka punuar si ndihmës mjeke, dhe derisa flet për kujdesin ndaj babit të saj, nuk i mban dot lotët.
Për fund Nëna Lule ka një mesazh shumë të bukur…


Restorant Lumare