”Mes varfërisë dhe luftës së ’97-s”, këngëtarja Eleni Foureira: Më detyruan të mos them që jam shqiptare


Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në ”Eurovision 2018” dhe korri një sukses që deri sot e shijon, ka realizuar një foto-sesion mbresëlënës për revistën “Vogue Greece”.

Ajo ka vënë në pah edhe barkun e rrumbullakosur, ndërsa nuk ka nguruar të flasë edhe për jetën e saj personale, nga fëmijëria e vështirë në Shqipëri mes varfërisë dhe luftës civil, tek emigrimi në Greqi dhe fillimet e karrierës muzikore në shtetin fqinj.

”Në fillim të karrierës sime u detyrova të mos them se jam nga Shqipëria, sikur të ishte diçka e keqe. Pastaj nuk e mbajta dot veten, edhe TV ishte ndryshe, më i dhunshëm. Unë mendoj se nëse do të filloja sot, nuk do t’i lija njerëzit ta bënin këtë me mua. Bota sot po shkon kundër racizmit, nuk po e lë të lulëzojë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Në këtë fazë të jetës sime, jam duke menduar vazhdimisht se si mund ta rris një fëmijë me mendje të hapur, pa paragjykime dhe stereotipa. Dua ta mësoj që të respektojë të gjithë njerëzit, të mos diskriminojë, të mos ngacmojë, të pranojë, të empatizojë, të kuptojë diversitetin dhe të luftojë për dukshmëri”.

Po ashtu ajo ka pohuar se që në moshë të re i është dashur të kalojë një sërë peripecish, duke nisur nga varfëria e lufta civile në Shqipëri, e më tej emigrimi në Greqi, ku i është dashur të punojë.

Baby Boo