Mes të qarash dhe dhimbjesh, Anxhelës së masakruar i jepet lamtumira e fundit, babai rrëfen pengun e fundit Lexo më shumë tek ZONEELIRE.AL


Anxhela Meçani, 20 vjeçarja që u vra duke u hedhur nga makina në mes të rrugës në Torino të Italisë, është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarët e saj në Fier. Në fotot e siguruara nga “Balkanweb”, motra e vogël e Anxhelës shihet e ulur në karrige dhe qan, ndërsa i ati i rri tek koka asaj dhe shihet gjyshi që puth foton dhe ia ka vënë sipër arkivolit.

Pas humbi nënën 5 muaj më parë, Anxhela gjeti vdekjen mbrëmjen e 10 qershorit, ndërkohë që autori i kësaj ngjarje nuk është gjendur akoma. Sipas rrëfimit të Dritan Meçanit, babait të Anxhelës, ajo u largua disa kohë më parë nga Fieri me një djalë. Më pas u martua me një burrë të madh në moshë, por nuk u kthye më në shtëpi pasi nuk kishte dokumenta. Babai dhe familja e saj kanë treguar se u ka ngelur peng që autori i ngjarjes nuk është kapur akoma. Ndërkohë, trupi i 20 vjeçares është kthyer i dëmtuar dhe me shenja, ndërsa familjarët kanë akuzuar autoritetet italiane se nuk kanë sjellë një ekspertizë për të mësuar shkaqet e vdekjes. Lexo më shumë tek.

Baby Boo