Mes polemikave të forta zgjedhet kryetari i muslimanëve


Në Shqipëri, zgjedhja e kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman (KMSH) u shoqërua me polemika të forta. Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili u rendit i dyti në garë, foli për një proces farsë, të “ndikuar nga organizma okult”, që solli sipas tij zgjedhjen në krye të KMSH-së të nënkryetarit aktual, Bujar Spahiu, i cili mori që në votimin e parë, mbështetjen e shumicës së anëtarëve.

Në garë, për drejtuesin e ri, ishin fillimisht 5 kandidatë, por dy prej tyre, myftiu i Kukësit, dhe Skënder Bruçaj, i cili ka qenë në krye të Komunitetit në 5 vitet e fundit, u tërhoqën nga gara. Zoti Bruçaj e bëri të ditur vendin e tij vetëm pak orë para votimit të sotëm. “Jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë”, bëri të ditur zoti Bruçaj.

Në përfundim të votimit zoti Spahiu, mori 59 vota, kundrejt 26 votave të myftiut të Tiranës, Gurra dhe vetëm 2 votave të konkurrentit të tretë, myftiut të Lushnjes, Gramoz Blliku. Myftiu i kryeqytetit shpërtheu në akuza të rënda. Përpara gazetarëve ai deklaroi se “Sot jemi para një fakti, të një kapjeje të institucionit.Titullari i KMSH-së nuk mund të zgjidhet nga organizma okult”, u shpreh ai. Pyetjeve të gazetarëve se cilat ishin këto organizma okulte ai u përgjigj duke thënë e “Kjo organizatë dihet publikisht. Gylenistët apo Kemalistët, apo dikush tjetër nuk janë pa ndikime në këtë rrjedhë ngjarje dhe të tilla katapultime të krerëve myslimanë të këtij vendit. Komunitetit duhej ti rikthehej vërtetësia e para një shekulli apo 20 viteve, koha e Hafiz Sabri Koçit. Kemi një farsë të organizimit të zgjedhjeve në këtë mënyrë”, përsëriti Myftiu i Tiranës.

Sipas tij, i njëjti fenomen kishte ndodhur dhe 5 vjet më parë me zgjedhjen e zotit Bruçaj kur “në 8 mars 2014, komunitetit Mysliman të Shqipërisë iu imponua, iu katapultua, po nga këta organizma okultë një kryetar”. Myftiu i Tiranës përdori një gjuhë të ashpër ndaj zoti Bruçaj, i cili sipas tij, në 5 vjet drejtimi të Komunitetit nuk ka bërë asgjë. “Nuk kemi parë asgjë në komunitet, humbje të tëra pronësishë, duke filluar nga qendra e Tiranës, duke përjashtuar nga çdo lloj bashkëpunimi, jo myftiun e Tiranës, por Myftininë e Tiranës. Dhe ato pak të ardhura kanalizohen në mënyrë të paditur jashtë objektivave që ka komuniteti, dërgesa që kalojnë pa transparencë reale nga kryesia”, deklaroi myftiu Gurra.

Baby Boo