Merret vendimi: Qytetarët mund të votojnë edhe me letërnjoftim të skaduar


Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se në KQZ është marrë vendim që qytetarët të votojnë edhe me letërnjoftim që e ka afatin e skaduar. Kështu ka shkruar në Facebook, Arlind Manxhuka nga sekretariati për media i LVV’së.

Ai thotë se të gjithë ata që janë në listë të votuesve mund të votojnë edhe nëse e kanë letërnjoftimin me afat të skaduar. KQZ posa mori vendim për lejimin e qytetarëve për të votuar me letërnjoftim me afat të skaduar. Të gjithë ata që janë në listët e votuesve në Kosovë mund të votojnë me letërnjoftim me afat të skaduar”, thotë ai.

Baby Boo