“Merre ti Albinin se ju mposhti bashkë në Gjakovë”, Gjinit i dalin fjalët e mund Kusari-Lilën me mbi 4 mijë vota epërsi


Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë, Ardian Gjini do të drejtojë këtë komunë edhe për një mandat tjetër.
Kjo pasi në raundin e dytë të zgjedhjeve Gjini arriti të marrë shumicën e votave nga qytetarët e kësaj komune.
Ardian Gjini nga AAK mori gjithsej 20.254 vota, ndërsa kundërkandidatja e tij Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje mori 15.873 vota.

Kësisoj Gjini ka 4.381 vota më tepër se Kusari-Lila në balotazhin e mbajtur dje.
Ndryshe në një përballje televizive që patën më parë Gjini dhe Kusari-Lila, fituesi i këtyre zgjedhjeve i tha Kusari-Lilës se mund të marrë liderin e VV-së, Albin Kurtin dhe se do t’i mund sërish të dy.
“Ti nuk ke jetuar në Gjakovë as si kryetare e komunës as tash nuk jeton e as nuk do të jetosh. Merre ti Albinin se unë të dyve ju mposhti bashkë në Gjakovë”.

Baby Boo