Merr fund tragjedia e 7 jetimëve shqiptarë që jetonin në mes të pyllit, ja çfarë ndodhi


“Çdo ditë shkoj te varri i babit, i them pse na le vetëm? Mami është sëmurë, i them Zotit më merr mua”

Këto fjalë drithëruese dalin nga goja e një vajze 15 vjeçe. Xhuljana jeton në mes të pyllit në fshatin Kamiçan të Elbasanit. Nuk është e vetme. Me të jetojnë dhe 7 frymë të tjera. Nëna Pranvera dhe 6 motrat e vëllezërit e saj. Familja Muça prej dy vitesh ka humbur kryefamiljarin. 7 fëmijët kanë mbetur jetimë. Shtëpia e tyre mbi 100 vjeçare mori fund disa muaj më parë. U shemb dhe bë e pabanueshme. Sot 7 jetimët jetojnë një një çadër të sajuar në mes të pyllit, larg thuajse nga çdo frymë e gjallë.

Në emisionin “shqiptarët për shqiptarët”, Pranvera tregon për jetën e vështirë që jeton. Që prej muajit janar jetojnë në një çadër dhe ushqimi që hanë është thërrime buke, salcë dhe ato pak gjethe e jeshilllëqe që Pranvera i gjen në pyll. Historinë e kësaj familje është e rëndë ta dëgjosh dhe tejet e vështirë ta shohësh.

Pranvera: Ngrihem në mëngjes dhe fëmijët më thonë a ka bukë sot? (qan) U them sot nuk ka, nuk kam çfarë të bëj mami. Fëmijët e mi nuk kanë çfarë të hanë. Ça të bëj? Vjet më dhanë misër. Tre muaj e bëra bukë, pastaj mu mbarua. Atëherë fillova t’i zvogëloj kafshatën… i zvogëlova kafshatën e bukës kalamajve të mi! Nuk ka më keq. Çuni rri e rri dhe shtrëngon rripin e pantallonave, i dhemb barku për bukë… t’i ndash fëmijëve bukën çika- çika. Është krim… nuk e di (qan).

Kela dhe Klestia janë 10 vjeçe, binjake. Qajnë dhe përloten. Thonë se hajnë shumë pak dhe shkojnë në shkollë me barkun bosh. Pavarësisht kushteve kaq të vështira, ato kanë dëshirë që t’u shërohet e ëma dhe motra.

Kela: Kur ka bukë mirë, por kur s’ka… ikim në shkollë ashtu. Mami na bën bukë me salcë, nuk ka asgjë tjetër. Me salcë, vetëm me salcë na e lyen bukën mami. Unë dua të kem një shtëpi dhe të shërohet mami… është shumë sëmurë.

Djali i vogël i Pranverës përlotet. I del shpesh në ëndërr i ati i vdekur.

Djali: Ka ndërruar jetë babi. Më ka marrë malli shumë. Më thoshte kur ishte gjallë të mos e lija shkollën sepse do më duhej… E shoh shpesh në ëndërr, më thotë mos u mërzit. Babi do të jetë afër teje gjithmonë (qan)… më merr malli shumë për të.

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” së bashku me dy mërgimtarë nga Zvicra vendosën të bëjnë diçka për tragjedinë që përjeton çdo ditë kjo familje. Emisioni shkoi në çadrën ku jeton Pranvera me fëmijët dhe i tha që të bëhen gati për të ikur diku. Pranvera dhe fëmijët mbledhin ato pak rroba që kanë dhe veshur me teshat e trupit nisen drejt të panjohurës. Pranvera thotë se nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Pranvera: Se ku do të shkojmë nuk e di, Zoti mendoftë për ne, se fëmijët e mij kanë vuajtur gjithë jetën. Qoftë rrugë e hajrit atje ku do të ikim, këtu mos ardhshim më, sepse ishte një vend plot vuajtje.

Makina ndalon dhe përpara jetimëve dhe Pranverës shfaqet Elvis Naçi me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Është një ditë e shënuar dhe Elvisi me Fatmën i tregojnë rrugën Pranverës. Të gjithë ndalojnë përpara një dere banese dhe Fatma i jep lajmin e madh Pranverës.

Fatma Naçi: Pranvera ke vuajtur shumë dhe ajo që gjendet këtu brenda… ti e meriton plotësisht. Urdhëro çelësat dhe hape këtë derë.

Pranvera: Zoti ta shpërbleftë… nuk po gjej dot fjalë

Pranvera: Më duket si ëndërr, nuk arrij ta besoj dot. Zoti ua shpërbleftë… gjithë jetën kam vuajtur jashtë mase, por nga ai lart nuk kam hequr dorë.

Naçi: Ne po ashtu e kishim ëndërr, që fëmijët e tu të jetojnë me shanse të barabarta si gjithë fëmijët e tjerë. Ta gëzoni, sepse është një shtëpi e mrekullueshme, 120 metra. Ti zonjë ke rritur 7 fëmijë jetimë dhe ne e kishim për detyrë që të të gjenim një banesë të përshtatshme, pranë shkollës e spitalit.

Baby Boo