Merr flakë transformatori ne fshatin Kallnik afër shkollës fillore

Sot rreth orës 12:00 ka marrë  flakë transformatori i rrymës elektrike, i cili ka qenë i vendosur afër shkollës fillore “Dervish Cara” në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës.

Baby Boo

Në fillim kanë reaguar vetë banoret me paisjet e tyre kundër zjarrit, pastaj pas 10 minutave ka reaguar njësiti i zjarrëfikësve të Tetovës duke e shuar plotësisht zjarrin.

Nga zjarri që kaploi, ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka ndonjë të lënduar.

Banorët presin përgjigje nga EVN se pse ka ndodhur ky zjarr, i njëjti mund të kishte pasoja fatale duke qenë i vendosur afër shkollës.