Merr flakë një veturë në autostradën Durrës-Tiranë


Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë. Mjeti ka marrë flakë në lëvizje, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit.

Këto janë edhe pamjet e siguruara nga Klan News, të momenteve kur forcat zjarrfikëse shuajnë zjarrin në automjet. Nga ngjarja nuk raportohet të ketë të lënduar. Ndërsa paraprakisht shkak i zjarrit në mjet dyshohet të ketë qenë një defekt teknik. /tvklan.al

Baby Boo