Merr detyrën Arbenita Meta drejtoreshë e Galerisë së Arteve!


Sot më datë 24.10.2023 në zyrat e Galerisë së Arteve Tetovë u bë pranim –dorëzimi i detyrës së drejtorit.

z. Ilir Kurtishi dorëzoi detyrën e drejtorit të I.N. Galeria e Arteve Tetovë, znj. Arbenita Meta e emëruar ushtruese detyre –Drejtore e I.N. Galeria e Arteve Tetovë. Ndryshe, znj. Arbenita Meta për gati 15 vite është e punsuar në I.N. Galeria e Arteve Tetovë bashkëpunëtore profesionale në artet pamore-Fotografe në Njësinë e Arteve Pamore dhe Arkitekturë.

Ish drejtori z.Ilir Kurtishi pas udhëheqjes së suksesshme në këte post, ka dorëzuar këto detyra pasardhëses znj.Arbenita Meta.

Stafi i Galerisë së Arteve Pamore Tetovë i uroj mirëseardhje znj. Arbenita Meta në këtë post dhe punë të mbarë në detyrën e re.

Baby Boo