Merko i bën thirrje Sugareskit së bashku të kontrollojnë ku ka parregullsi në bregun e Strugës


Kryetari i komunës së Strugës  Ramis Merko i bëri thirrje ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski të vjen në Strugë me inspektorët kompetent dhe të bëjnë kontroll përgjatë bregut për tejkalimin e problemit dhe akuzat për dhënie ilegale të plazheve  nën koncesione.

Pas njoftimeve të ministrit resor për ndryshime të ligjit,  me çka do t’u  merren ingerencat  komunës së Ohrit dhe të Strugës të ekonomizojnë me plazhet përgjatë bregdetit, Merko konsideron se për momentin duhet të ketë bashkëpunim mes pushtetit lokal dhe qendror.

“I bëj thirrje ministrit të vjen në Strugë me inspektorët kompetent dhe të ecim nëpër bregdet dhe të tregojmë se ku mund të jepen  koncesione  t’i japim dhe ku nuk mund të mos i japim, ndërsa të mos e shkatërrojmë  bregun e Strugës. Mendoj se nëse dikush deklaron diçka  duhet të vjen  në vendin e ngjarjes  t’i shqyrtojmë të gjitha problemet  nëse ka dhe së bashku të veprojmë nëse duhet”, deklaroi Merko.

Ai konsideron se  udhëhiqet hajkë kundër vetëqeverisjes lokale dhe kundër turizmit në Strugë,  nga i cili ekzistojnë  një numër i madh i familjeve. Vitin e kaluar  shënoi se në Ohër janë dhënë, përkatësisht janë vazhduar  koncesione të 30-të plazheve, por askush nuk ka reaguar.

U përgjigj edhe në akuzat për moslargim të platformave  në Radozhda, për të cilat  nëse mbyllen  thotë se fshati do të shpërngulet.

“Radozhda është e njohur për ato restorante të cilat shërbejnë peshk. Fshati ekziston  nga ato pesë-gjashtë restorante, është fshat turistik dhe i peshkimit. Që të mbijetojnë duhet t’i bëjmë  më të mira,  ndërsa jo t’i prishim”, tha kryetari i komunës duke theksuar se vetëqeverisja lokale do të bëjë gjithçka për zhvillimin e turizmit, ndërsa jo t’i dëbojë turistët, të cilët janë më të përfaqësuar  një muaj në verë.

Ai kërkoi nga institucionet të kenë kujdes edhe në shitjen e plazheve që janë kthyer me denacionalizimin e pronës.

Baby Boo