Merkel sot feston ditëlindjen, ja sa vjet i mbush ajo


Kancelarja gjermane, Angela Dorothea Merkel, sot feston ditëlindjen e 67. Merkel ka lindur me 17.07.1954. në afërsi të Hamburgut, si fëmija i parë i teologut evangjelist Horst Kasner dhe gruas së tij Herlind Kasner. Ajo ka studiuar fizikën dhe ka doktoruar në këtë fushë, ndërsa pas ribashkimit të vendit, në vitin 1990, është futur për herë të parë në parlamentin gjerman, ku ka qenë për shtatë mandate.

Në vitin 2005 u zgjodh për herë të parë kancelare e Gjermanisë.
Mbiemrin e sotëm e mban nga martesa e parë në vitin 1977, me studentin e fizikës Ulrich Merkel, të cilin e ka njoftuar gjatë një udhëtimi në Rusi, në vitin 1974, por martesa e tyre ka zgjatur vetëm pesë vjet.

Në vitin 1984 Angela Dorothea u martua për herë të dytë – me Joachim Sauer. Por ajo vazhdoi të ruajë mbiemrin e burrit të parë – Merkel.
Merkeli ka një popullaritet mjaft të madh në Kosovë për shkak të marrëdhënieve të forta që vendi ka me Gjermaninë.

Baby Boo