Merkel fton presidentin Erdoğan në Gjermani


Kancerlarja gjermane Angela Merkel, fton në Berlin presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, pas zgjedhjeve të 24 qershorit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, i cili gjendet në Gjermani për të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të përvjetorit të fatkeqësisë së Solingenit, tha se kancerlarja gjermane ka ftuar presidetin Erdoğan në Berlin pas zgjedhjeve të 24 qershorit. Ai tha se do të përcjellë këtë ftesë.

Mësohet se ftesa është bërë gjatë takimit në ceremoninë përkujtimore në Düsseldorf, kryeqyteti i shtetit Nordrhein-Westfalen.

 

Ndërkohë ministri Çavuşoğlu në Solingen është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Çavuşoğlu dhe Maas para takimit kanë vendosur lule në monumentin e Fatkeqësisë së Solingenit.

Baby Boo