Merkel bisedon me krerët e landeve, Gjermania vijon lehtësimin e masave


Edhe pse shifrat e ditëve të fundit nga pandemia e koronavirusit nuk kanë qenë aspak pozitive për Gjermaninë, autoritetet kanë vendosur lehtësimin e mëtejshëm të masave shtrënguese. Ky vendim është marrë pas video-konferencës që kancelarja Merkel pasi me liderët e 16 shteteve gjermane.

Kështu në ditët në vijim në Gjermani do të rihapen muzetë, galeritë, kopshtet zoologjike dhe parqet. Gjithashtu do të lejohet dhe rinisja e shërbimeve fetare.

Shtetet nga ana e tyre kanë siguruar kancelaren se të gjitha këto lehtësime do të sigurohen me rregulla të forta si dhe distancim social.

Gjermania nisi lehtësimin e masave shtrënguese kundër koronavirusit javën e kaluar. Deri tani ajo numëron 6288 viktima si pasojë e pandemisë.

Baby Boo