Meri Shehu habit banorët me deklaratën e saj në “Big Brother VIP”: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin


Astrologia e njohur Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP’ 3, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e sotëm.

Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të BBV.

Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura tek banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën.

Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj.

Banorët: Ouu (qeshin)

Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh)

Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” 3, mbrëmjen e djeshme, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish-futbollistin Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin.

Baby Boo