Mërgimtari shqiptar dhuron donacion për të gjitha shkollat e komunës Zhelinë


Të gjitha shkollat e Komunës së Zhelinës do të paisen me mjete mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës COVID-19 e gjitha kjo fal një personit me zemër të madhe nga Treboshi ,Vesel Ahmedii i cili ka ndarë mjete nga buxheti familjar për ti paisur nxënësit e shkollave të Komunës së Zhelinës me paisje shkollore dhe mjete dezinfektuese e mbrojtëse për shkak të situatës së pandemisë.

Kryetar i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu përshëndeti aksionin e donatroit dhe tha se njerëz të tillë ku zemërgjërsia nuk ka fund duhet ti shtohen vendbanimit tonë.
Z. Ahmedi mbi të gjitha dha një mesazh të vecantë për të gjithë ata që e ndjejnë veten të gatshëm për të ndihmuar duke ju thënë se duhet guxim dhe zemërgjërsi për të ndihmuar vendit tonë dhe fëmijëve tanë.
Mes të tjerash drejtori i shkollës Remzi Rexhepi për aksionin në fjalë tha se është shum i qëllimshëm duke e falemenderuar shum donatorin ai tha se donacionet e tilla janë më se të nevojshme.

Baby Boo