Mërgimtari që vdiq në aksidentin e rëndë në Slloveni po vinte në Kosovë për ta martuar djalin


Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë. Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin. Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje, raporton Gazeta Express.

Tahir Palushi që vdiq sot tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po  planifiktone të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer për Gazetën Express një i afërm i tij.

“Mbrëmë u nis prej Zvicres me ardhë me 7gusht ka pas me martu djalin e madh”, tha ky familjar i tij.

Tahir Palushi
Tahir Palushi

Mediat në Slloveni kanë raportuar se një kamion ka përplasur veturën e kosovarëve me tabela të Zvicrës ku në vend ka mbetur i vdekur një person, bëhet fjalë për Tahir Palushin nga Budakova e Suharekës. Ndërsa është lënduar rëndë një familjar i Tahirit, Naimi.

Palushi ka tre fëmijë dhe prej kohësh jetonte në Zvicër, rrugës për në Kosovë ai humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Slloveni.

 

Baby Boo