Mërgimtari nga Gostivari: Policia e Kërçovës ma ka marë veturën pa arsye, vetëm pse njifem me Grupin e Kumanovës (VIDEO)


Zulkadri Hajdari, mërgimtar shqiptar nga Gostivari, thotë se tani një muaj e tepër është futur në rreth vicioz nga ana e policisë në Maqedoni. Më 5 maj atij i është konfiskuar vetura në Kërçovë, dhe nuk po i kthehet edhe pse ka bërë kërkesa të ditëpërditshme.

Duke pritur me shpresë se do të tejkalojë këtë problem, Hajdari për Lajm TV thotë se është vonuar të kthehet dhe për këtë arsye mund të humbë vendin e punës në qytetin austriak, Linc. Ai thotë se gjithë presioni që po bëhet është për shkak se ai mbështet pjesëtarët e Grupit të Kumanovës.

Baby Boo