Mërgimtarët pritën deri në 5 orë në Merdare, gjatë ditës s’ka pritje


Deri në 5 orë kanë pritur gjatë natës mërgimtarët që të hyjnë në Kosovë në vendkalimin kufitar në Merdarë.

Sipas të dhënave të Qendrës kombëtare për menaxhimin e kufirit, situatë e njëjtë ka qenë edhe në daljet nga shteti përmes kësaj pike.

Ndërkaq, aktualisht, pritjet janë 5 deri në 10 minuta dhe nuk ka kolona.