Mërgimtarët në Maqedoni ankohen për gjobat e shqiptuara nga policia

Shqetësimet për këtë i kanë paraqitur mërgimtarët duke kërkuar më shumë tolerancë dhe preventivë dhe më pak gjoba, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.

Baby Boo

Për të përkrahur mërgimtarët në lidhje me këto gjoba ka dalë edhe kryetari i Komunës së gostivarit, Arben Taravari.

Reagon kryetari i Gostivarit

Ky i fundit ka kërkuar që policia tëtregohet më zemërgjerë dhe më mikpritës ndaj mërgimtarëve.

“Mërgimtarët vijnë vetëm për pak ditë në vendlindje, Gjatë atyre pak ditëve, ata shpenzojnë dhe investojnë aq shumë para, saqë mbajnë të gjallë ekonominë e vendit. Nëse një pjesë e vogël e tyre, kryesisht të moshës rinore, nuk janë sa duhet të disiplinuar në trafikun rrugor, dhe bashkë edhe me të rinjtë tjerë të qytetit tonë bëjnë veprime të cilat pak më vështirë mund t’i pranojnë gjeneratat më të vjetra, duhet të tregohemi pak më zemërgjerë dhe më tolerantë përderisa veprimet e tyre nuk lënë pasoja, ose nuk paraqesin ndonjë shkelje më të rëndë të ligjit dhe normave ligjore”, ka thënë Taravari.

Tavari me anë të apleit i është drejtuar edhe komandatit të Policisë në Gostivar që t’i mobilizoj nënpunësit policor.

Restorant Lumare