Mërgimtarët: “Gërnaça” e “Shaca” apo “Schatz” e shpëtimtarë?


Ardhja e mërgimtarëve në ditët e fundit ka ngritur një debat të madh.
Kishte deklarata të ndryshme nga analiste e gazetarë ku mërgimtarët u ndjen edhe të ofenduar.
Analisti Valon Syla i kishte quajtur mërgimtarët gërrnaça, se ata nuk kanë efekt ekonomik dhe duhet të qëndrojnë në shtëpit e tyre shkaku i koronavirusit.

Pasi u ngrit debati, edhe gazetari Bahri Cani ka folur në lidhje me këtë temë, ku ai thotë që ky debat ka qellime të caktuara ose interesa personale.
“Mërgimtarët janë ata që e kanë rindërtuar Kosoven e djegur, ata që kanë qenë të gatshëm të investojnë kapitalin e tyre vetem me shpresën se vendi i tyre do të ketë një të ardhme më të mirë. Shpresa nuk është shuar as sot, por ka filluar të zbehet”, u shpreh Cani.

“Edhe diaspora nuk dinë të sillen ndonjëherë, por kjo është vetëm një pjesë e vogel e diasporës. Por kujdes kur të flasim për njeri-tjetrin”, tha ndër të tjera ai.

Baby Boo