Mërgimtarët druajnë nga mbyllja e kufijve (VIDEO)


Numri i mërgimtarëve nga vendet e Evropës Perëndimore që do të vijnë në Strugë këtë verë do të jetë shumë më e ulët se vitet e kaluara, thonë nga agjencitë që organizojnë transportin. Kjo do të ndikojë mbi ekonominë lokale, nëse dihet që mërgimtarët janë ata që e ndihmojnë atë.

Pronari i agjencisë turistike, Shpejtim Shaqiri thotë se situata aktuale do të ketë ndikim serioz në punën e tyre si agjenci, por edhe në turizmin në qytet. Bizneset lokale tashmë po i ndjejnë pasojat. Të gjitha dasmat e organizuara nga mërgimtarët deri në fund të verës janë anuluar, dhe pothuajse asnjë prej mërgimtarëve në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga ata në Evropë, nuk do të vijë këtë verë.

Baby Boo