Mërgim Lushtakut i hyjnë hajnat në shtëpi, i vjedhin para, armë e stoli ari


Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë. Bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.
I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një ar*më me dy karikatorë dhe rreth 30 fi*shekë (me leje).
Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është ini*ciuar si “vj*edhje e rëndë”.

Baby Boo