Merdare/Kamionë të shumtë të ngarkuar me lëndë të parë hyjnë nga Serbia


Një ditë pasi që Qeveria Kosovës në detyrë pritet që të largojë tërësisht taksën 100 përqind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina për të zëvendësuar me masat e reciprocitetit, në pikën kufitare në Merdare janë parë shumë kamionë teksa hyjnë me mallra në territorin e Kosovës.

Sot pasdite në këtë pikë kufitare u panë kamionët e ngarkuar me lëndën e parë teksa futeshin në Kosovë nga Serbia.
Heqja e taksës për lëndën e parë ishte bërë nga qeveria Kurti me 15 mars ndërsa ishte paralajmëruar që taksa 100% do të hiqet me 1 prill.

Baby Boo