Mercedes tërheqë 800 mijë vetura për shkak të një defekti, por nuk kanë pjesë këmbimi për t’i zëvendësuar


Mercedes-Benz ka njoftuar pronarët e rreth 800.000 makinave të kësaj marke për një problem në sistemin e ftohjes që mund të çojë në zjarr, duke shtuar se aktualisht nuk mund t’i tërheqë automjetet pasi nuk është në gjendje të blejë pjesët e nevojshme për ndërrim.
Problemi është rrjedhja e mundshme e ftohësit nga pompa, e cila mund të çojë në ngrohjen e pjesëve, sqaroi kompania Daimler, e cila zotëron Mercedes-Benz.

Sipas tyre, pompa me defekt është instaluar në modelet e mëposhtme:
C-Class (W205, 2014-2021); CLS (C257, 2018); E-Class (W213, 2017); E-Class Coupe / e konvertueshme (C / A238, 2017); G-Class (W463 , 1990-2018); GLC (C / X253, 2016.); GLE / GLS (W / X167, 2019); S-Class (W222, 2014-2020); S-Class (W223, 2020).
Për këtë problem raportoi i pari Bild-i gjerman, i cili publikoi një kopje të letrës që Daimler dërgoi në adresën e rreth 800 mijë pronarëve të automjeteve të diskutueshme. Daimler konfirmoi se letra ishte autentike.

Në letër thuhet se pjesët e nevojshme për zgjidhjen e problemit aktualisht nuk disponohen, ndaj nuk është e mundur të tërhiqen automjetet për momentin. Procedura e tërheqjes do të fillojë sapo kompania të arrijë pjesët, shtuan ata.
“Ndërkohë, automjetet duhet të përdoren me kujdes ekstrem dhe përdorimi i tyre të mbahet në minimum”, thuhet në letër.

Baby Boo