MEPSO përpara OTS-së Shqiptare për ndërtimin e linjës së interkoneksionit RMV-Shqipëri


Mediumet kanë trajtuar temën e ndërtimit të linjës së interkoneksionit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, linjën 400 KV prej Elbasani në Manastir. Edhe pse punimet është dashur të nisin në vitin 2015, megjithatë është hasur në shumë vonesa.

Madje, në Shqipëri, punimet nuk kanë nisur as në ditët e sodit, për shkak burokracive dhe lejeve të ndërtimit. Në këtë aspekt, më para është MEPSO, dhe udhëheqësia e saj, që i kanë dhënë prioritet këtij projekti, duke filluar tani më me punimet.

Në një deklarat është thënë se punimet kanë nisur në shkurt dhe nëse gjithçka shkon sipas dinamikës së parashikuar, punimet do të përfundojnë në mesin e viti 2023.

“Në bazë të kushteve në terren, pritet që projekti të mos realizohet sipas afatit të parashikuar – mesi i vitit 2023. Pritjet dhe vlerësimet tona janë që realizimi i këtij investimi të zgjatet për një vit, gjë që natyrisht varet nga fuqia e krizës energjetike dhe ekonomike në nivel global, si dhe nga zhvillimi i ngjarjeve dhe konfliktit ushtarak në Ukrainë.”, kanë thënë nga MEPSO për Faktoje.al
Linja e Interkonjeksionit 400 kV Elbasan – Bitola përfshin ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Manastir ; zgjerimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 2, ndërtimin e linjës së re ajrore 400 kV, Elbasan 2 – Fier, si dhe zgjerimin e nënstacionit Fier dhe lidhjen e tij me rrjetin e transmetimit.

Baby Boo