MEPSO nuk heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike


MEPSO nuk heq dorë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Tani për tani nuk duhet nëse MEPSO do të kërkoj korrektim të ri të çmimit të energjisë elektrike.

Rryma nuk është masë sociale edhe përkundër që ka subvencione për kategoritë me status social. Çmimi gjithashtu është rritur edhe për mua, deklaroi drejtoresha e MEPSO-s Eva Shukleva. Përqindja e rritjes së çmimit të energjisë tani për tani nuk dihet nëse do të jetë e mjaftueshme për investime të reja, pa mos marrë hua kompania shtetërore.

Gjatë formimit të çmimit të ri në muajin gusht MEPSO nga Komisioni Rregullator për Energjetikë ka kërkuar rritje në pjesën e saj për 70 për qind, ndërsa mori vetëm 11 për qind. Përqindja që MEPSO e merr nga një faturë e rrymës elektrike është 5 për qind.

Baby Boo