Mëngjesi i 8 marsit me nënën Ferdonije (VIDEO)


Dhurata që e mori për 8 Marsin e fundit pranë më të dashurve qëndron e rrethuar me kujtimet e panumërta në mes të së cilave zgjohet çdo ditë Ferdonije Qerkezi.

“Secila ditë e imja fillon e vazhdon të jetë e zymtë”, rrëfen “gruaja e hekurt” me sytë e përlotur.

Mungesën e 3 djemve dhe të bashkëshortit e ndien në secilin hap e në secilën punë që e kryen gjatë ditës. Natën mezi i mbyll sytë nga pak, rrëfen ajo.

Ani pse netët i kalon pa gjumë, çlodhjen e gjen duke i shfletuar albumet e fotografive me më të dashurit e saj.

Kati sipër dhomës ku e kalon thuajse tërë ditën tashmë është kthyer në muze, për mirëmbajtjen e së cilit kujdeset vetë Nëna Ferdonije.

Të shumtë janë ata që vijnë për ta vizituar shtëpinë muze e për ta dëgjuar rrëfimin e nënës Ferdonije.

Ndonëse largohen fizikisht nga aty, mendja të mbetet në atë shtëpi për kohë të gjatë.

Kur del nga shtëpia për të kryer ndonjë punë, në qytet e sheh dyqanin që bashkëshorti i saj e drejtonte dikur. Si secili kujtim tjetër, edhe ky është i freskët për të.

Ndonëse ka plot dy dekada prej kur mbeti krejtësisht e vetme, shpresa për rikthimin e eshtrave të djalit dhe të bashkëshortit e mban nënën Ferdonije me orë të tëra para televizorit.

Baby Boo