Menduh Thaçi në Komunën e Bogovinës, “do të sjell investime të huaja në çdo komunë”


Lideri i PDSH, Menduh Thaçi në takim me banorët e Komunës së Bogovinjës, ku tha se me ardhjen e PDSH-së në qeverisje do të përmirësohet imazhi i vendit me krijimin e një sistemi për informim më të mirë të diasporës dhe ofrim të ndihmave të ndryshme për të investuar në vend. Gjithashtu Thaçi tha se do të investojë edhe në sistemin shëndetësor.

“Unë ju premtoj se do të bashkëpunoj me kryetarin e komunës dhe kryetarët e tjerë të komunave që nuk janë të partisë tonë. Unë do t’i sjellë investimet pavarësisht se disa komuna të caktuara janë drejtues të partisë tjera. Vetëm do të ketë një kontroll dhe një pyetje njëherë në muajt se ku janë paratë dhe a janë investuar si duhet”, deklaroi Menduh Thaçi, PDSH.

Baby Boo