Menduh Thaçi: Aleanca për Shqiptarët është e shpartalluar dhe vetëm pritet të shpallet falimentimi


Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi vazhdon të pretendojë se Aleanca për Shqiptarët nuk ka programin e saj politik, por shtoi se ASH, sipas tij, ka ‘vjedhur’ programin dhe raportet njerëzore brenda PDSH-së. Thaçi shtoi se Arbën Xhaferi nuk ka pasur raporte me asnjërin prej krerëve të ASH-së.

Në Klan Debat, kryetari i PDSH-së deklaroi se Aleanca për Shqiptarët është e shpartalluar dhe vetëm pritet të shpallet, sipas tij, falimentimi i kësaj partie. Siç thotë Thaçi, historia e ka treguar se të gjithë ato që janë larguar nga PDSH, kanë përfunduar tek BDI dhe Ali Ahmeti, duke shtuar se edhe ASH do ta ketë të njejtin fat.

“Beteja politike është konkurrencë e lirë. Këtë e ka demokracia. Por atë të cillën ata e kanë bërë e ka emrin ndryshe. Nuk e ka emrin konkurrencë politike. Unë mendoj se sido që të sillen ata gjithmonë shpinën do e kenë nga Vardari se nuk kanë nga të ikin”, tha mes tjerash Menduh Thaçi./KlanMacedonia

Baby Boo